Prej disa ditësh aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të tij më të ri ‘I love Tropoja’ që pritet të dal shumë shpejt në kinematë shqiptare. Ermali ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht ka publikuar foto nga prapaskenat e xhirimeve dhe ka zbuluar edhe disa nga personazhet që do marrin pjesë në film.

Deri tani është mësuar se pjesë e filmit të shumëpritur do të jenë, aktorja Arjola Demiraj, këngëtarja Enca Haxhija, doktori i VIP-ave Skerdi Faria, Uindi Haxhija dhe aktori i njohur i 'Portokalli' Irgen Çela.

Ndërkohë që pak më parë Ermal Mamaqi ka zbuluar një surprizë për të gjithë. Ai ka treguar se në kastin e aktorëve të ‘I love Tropoja’ do të jetë edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Bruno Shllaku. Shllaku është një ndër aktorët më të dashur shqiptar i cili ndër vite ka marrë pjesë në një sërë filmash të njohur për publikun.

“I love Tropoja. Një tjetër standart në Kinematografinë Shqiptare. Dita e 6 e xhirimeve”, ka shkruar Ermali pranë fotos ku shihet me Bruno Shllakun.









