Nga Shqipëria / E Hënë 19 Gusht 2019, 10:10

1 vit pas martesës, del fotoja e rrallë nga dasma e Eliza Dushkut dhe biznesmenit amerikan

Një vit më parë, aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku i dha fund beqarisë në një dasmë shumë private. Ajo u martua me  54 vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i  njohur amerikan.

Dasma e tyre ishte shumë diskrete dhe shumë pak pamje u zbuluan prej saj. Pak javë më parë ajo dhe Peter u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian.

Ditën e sotme, çifti i njohur feston përvjetorin e parë të martesës dhe Eliza nëpërmjet një postimi ka thënë dy fjalë zemre për bashkëshortin e saj dhe ka publikuar një foto të rrallë nga dasma.

“Gëzuar përvjetorin e parë zoti Palandjian, zemra ime. Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe në dashuri me ty”, shkruan ajo.