Nga Shqipëria / E Hënë 19 Gusht 2019, 10:10

Ronelës i propozojnë për martesë, përgjigja e saj do t’ju shkrijë së qeshuri

Ronela Hajati është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht ndanë foto dhe video me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory ku të shumta kanë qenë pyetjet për jetën e saj private.

Njëri prej fansave i ka shprehur publikisht simpatinë këngëtares dhe madje i ka kërkuar që të bëhet gruaja e tij, por përgjigja e Ronelës ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.

“Nesër në 3 të pres të sheshi, vishu me kostum të kuq që të të njoh dhe mos u vono se jam korrekte”, shkruante Ronela me shaka.