Blero dhe Afrona Dika më 21 shtator të këtij viti, do kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Çifti janë në përfundim të parapërgatitjeve për këtë ditë kaq të rëndësishme të jetës së tyre. Dasma do të bëhet në Gjirin e Lalëzit, do ketë mbi 600 të ftuar dhe ftesat janë shpërndarë. Ka mbetur thjesht ndonjë detaj i vogël.

Është hera e dytë që Blero ka marrë një vendim të tillë, pas një martese të parë që nuk ishte e shkruar të funksionte. Mirëpo ajo është diçka e lënë pas dhe Blero, shumë i dashuruar me të fejuarën e tij, modelen Afrona Dika, po kujdeset së tepërmi që të duket i denjë dhe perfekt për të ditën e shenjtë të martesës.

Blero ka publikuar në instastoryn e tij, një foto nga palestra ku tregon se ai po ushtron për t'u dukur sa më në formë për ditën e madhe.






