Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, që karrierën e saj e ka zhvilluar jashtë vendit së fundmi ka vizituar Shqipërinë dhe po kalon pushimet së bashku me familjen në jug të vendit.

Ajo ka qenë shumë aktive në Instagram ku ka ndarë me ndjekësit e saj shumë foto nga pushimet. Si rrallëherë, Ermonela ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj.

Ndonëse ka preferuar që gjithmonë të tregohet diskrete, së fundmi ajo dhe bashkëshorti, Ervin, kanë pozuar së bashku teksa shihen duke shijuar bregdetin shqiptar.







