Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 18:06

1 javë pas ndarjes përballen në klub, Bella e le keq The weekend me veprimin që bën

Modelja e njohur Bella Hadid dhe këngëtari The Weekend u rikthyen për herë së dyti së bashku para një viti, përpara se të merrnin drejtime të ndryshme. Lidhja e tyre nuk funksionoi as për herë të dytë për shkaqe të tilla si distanca dhe mosmarrëveshjet midis tyre. Kështu ato u ndanë vetëm para një jave.

Së fundmi Bella Hadid ka shkuar në një klub nate për t'u argëtuar së bashku me shoqërinë. Ajo dukej vërtetë e lumtur. Mirëpo pas 40 minutash, ishi i saj, The Weekend është paraqitur në të njëjtin klub.

Menjëherë pas hyrjes së artistit në lokal, shoqëruar dhe ky nga miqtë e tij, mbrëmja për Bella Hadid ka mbaruar sepse është larguar nga klubi. Nuk është e ditur nëse kanë komunikuar me njëri-tjetrin, ama për te dy ka qenë një situatë mjaft e skiletshme.