Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 16:04

Krah yjeve botërore: Bleona firmos kontratën më të rëndësishme të karrierës

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti po e zgjeron sferën e karrierës së saj dhe në nivele të tjera përveç këndimit. Ajo publikon në instagram jo vetëm foto dhe video por dhe prezanton projektet e saj të reja.

Së fundmi, Bleona ka bërë të ditur që ka lidhur kontratë me një kompani të njohur në Amerikë "Taryn Brown Company" e cila merret me promovimin dhe me projekte të ndryshme muzikore. Kontrata në fjalë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës sepse vetë drejtoresha e kompanisë, Taryn Brown, ka ndihmuar në ngritjen e karrierës të shumë yjeve të njohur botërorë, ku mund të përmendim: Christina Aguilera, Bobby Brown, Tyrese, Pebbles and Alicia Keys. Ajo merret me menaxhimin dhe me zhvillimin e artistit dhe ka mbi 17 vjet eksperiencë në muzikë.

Fakti që Bleona ka lidhur një kontratë të tillë është shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Jo vetëm Bleona është e lumtur por dhe Taryn dhe bashkëpuntorët tjerë shprehen po ashtu të lumtur që do e kenë Bleonën midis tyre.
Taryn Brown, është shprehur për "Yahoo Finance" me fjalët më të mira për këngëtaren shqiptare.
"Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin 'divë'.