Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 15:03

Të përqafuar, Engjëllusha Salihu shfaqet me mikun e Kardashianëve

Këngëtarja Engjëllusha Salihu, e bija e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, është shumë aktive në rrjetet sociale ku mund të përmendim kryesisht instagramin.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto në instastoryn e saj, ku shfaqet nën shoqërinë e një prej miqve të familjes Kardashian. Ai është grimieri i njohur Arieli dhe Engjëllusha shfaqet e buzëqeshur krah tij.

Kujtojmë që Arieli është dhe grimieri i Anxhelina Hadërgjonajt dhe miku i saj më i mirë njëkohësisht.