Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 14:02

Nisën si shokë por tani janë familje, Anxhelina merr dedikimin më të bukur nga Arieli

E bukura e shoqërisë së ngushtë është se ajo është me ty kudo dhe kurdo. Një ndër shoqëritë që ia vlen të përmendet, është ajo mes Anxhelina Hadërgjonajt dhe Arielit. Ariel është jo vetëm grimieri i saj, të cilit Anxhelina i detyrohet çdo look mbrësëlënës, por edhe miku i saj më i mirë.

Të dy jetojnë në Amerikë dhe vështirë t'i hasësh në shoqëri tjetër pa njëri-tjetrin prezent. Shoqëria e tyre është një shoqëri e 6 viteve dhe Ariel së fundmi e ka ëmbëlsuar akoma më shumë, me një dedikim pasaçërisht për Argjentinën.

“Zoti më ka bekuar me një mike të ngushtë për gjithë jetën, pothuajse 6 vite më parë dhe më pas u kthye në një lidhje gjaku. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, as nuk i imagjinoni dot, por është i vetmi person që mund të mbështetem për çdo gjë, sigurisht njësoj si familja ime. Të dua”, ka shkruar Arieli me fjalët e ëmbla për një shoqëri që ditë pas dite është kthyer në familje.

Argjentina ka komentuar duke i thënë : "Të dua. Ti je arsyeja që une kam vetulla."