Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 14:02

'Je gjysma zemrës time', albumin e martesës së Erik Lloshit s'duhet ta humbisni

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi kurorëzon sot në martesë dashurinë me Rominën. Çifti kanë vendosur të bëjnë dy dasma sipas zakonit dhe dje ishte dasma e nuses. Ndërsa dasma e Erikut do mbahet sot dhe pritet të ketë shumë surpriza.

Pak para dasmës, Eriku postoi sot një foto nga albumi i martesës ku ai dhe Romina shfaqen shumë elegantë teksa pozojnë të veshur nuse e dhëndër.

"Je gjysma e zemrës time. Të dua shumë", është dedikimi që i ka bërë Eriku bashkëshortes.