Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Gusht 2019, 11:11

'Të zgjerojmë familjen sa më shpejt', Marsela dhe Vitmari japin lajmin e bukur

Lidhja e dashurisë së Marsela Çibukajt me Vitmar Bashën prej kohësh po komentohet në media e së fundmi u tha se çifti do ta kurorëzojnë dashurinë me një dasmë.

Në një intervistë për "Revistawho.com", Marsela dhe Vitmari kanë dhënë edhe lajmin e bukur se kanë në plan në të ardhmen të bëhen me fëmijë.

"Ka shumë plane, si për shembull të bëjmë një xhiro gjatë e gjerë botës me ‘Harley’, duke luajtur këngët tona dhe pastaj të zgjerojmë familjen sa më shpejt", është shprehur Vitmari.

Ndërsa Marsela tha: "Si çdokush tjetër vjen një moment që ndjen dëshirën për të vënë rrënjët diku…Unë dhe Vitmari jemi rritur jashtë dhe familjet tona i kemi në Itali, prandaj do të na pëlqente ta ndërtonim folezën tonë me të gjithë njerëzit që na duan dhe duam sa më afër saj".

Dasmën çifti nuk e kanë menduar ta bëjnë tani afër, por sigurisht që në të ardhmen do ndodhë.

"Buzë deti, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria… diçka e thjeshtë, por kuptimplotë dhe me siguri me muzikë shumë të mirë", e përshkroi Marsela dasmën e ëndrrave.