Erik Lloshi dhe partnerja e tij, Romina kanë vendosur të martohen sipas traditave duke organizuar dy dasma. Mbrëmë është mbajtur dasma e nuses dhe pamje nga kjo dasmë i kanë zbuluar të ftuarit me postimet e tyre në rrjete sociale.

Gjatë dasmës Eriku i ka kushtuar një këngë Rominës që me siguri është e preferuara e çiftit. Në video Eriku shfaqet duke kënduar këngën "Ti më ke mua", të realizuar vite më parë në bashkëpunim me Olta Bokën.
View this post on Instagram
Këngëtari duket shumë elegant i veshur me një kostum të zi teksa i këndon Rominës dhe kërcen me të vallëzimin e parë të çiftit.








