Nga Shqipëria / E Premte 16 Gusht 2019, 21:09

Do shkriheni së qeshuri, Olsi Bylyku imiton Azetin

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ndonëse ka vetëm pak vite në skenë është kthyer në një ndër aktorët më të dashur për publikun që me batutat dhe rolet e tij i ka bërë për vete gjithë.

Olsi është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon postime nga përditshmëria. Në profilin e tij në Instagram nuk mungojnë edhe postimet humoristike që shkrinë së qeshuri fansat.

Së fundmi, aktori ka publikuar një foto ku shihet me një varëse floriri në qafë ndërkohë që ka ngritur vetullat duke imituar në mënyrë perfekte reperin e njohur shqiptar Azeti. Olsi ka etiketuar Azetin në postim ndërkohë që mimika e tij ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit