Këngëtari i njohur i grupit "Jonas Brothers", Joe Jonas ka festuar së fundmi 30 vjetorin e lindjes. Vëllezërit e tij dhe miqtë e uruan me një sërë dedikimesh të ëmbla në rrjetet sociale, mirëpo surprizën më të veçantë Joe e mori nga bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Sophia Turner.

Joe së bashku me vëllezërit ndodheshin në një koncert dhe ndërkohë që po performonin në skenë, Sophia së basku me kunatët e saj është ngjitur në skenë teksa në dorë mbante një tortë.

Gjithë publiku së bashku me bandën kanë nisur të këndonin këngën e ditëlindjes për Joe, ndërkohë që ai i lumtur ka fryrë qirinjtë e tortës.
View this post on Instagram






