Nga Shqipëria / E Premte 16 Gusht 2019, 19:07

Art i larë në dhimbje: Kënga e re e Mileyt thotë gjithçka për ndarjen nga Liam

U bënë ditë që në media flitet e flitet për ndarjen e një prej çifteve më të njohur në botën e showbizit të huaj: Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Ndonëse nuk është e sigurt nëse janë ndarë njëherë e përgjithmonë apo thjesht po i japin kohë njëri-tjetrit, siç janë shprehur burime të afërta me çiftin, ato të dy i kanë mërzitur shumë fansat me këtë ngjarje.

Së fundmi këngëtarja me famë botërore ka publikuar një këngë të titulluar "Slide Away" dhe kënga flet gjuhën e ndarjes me Liamin. Çifti në fjalë kanë dhjetë vite histori së bashku dhe nuk është aspak e lehtë t'i hedhësh tutje si pa të keq por Miley me këngën e saj më të re thotë se ka ardhur koha për të lënë gjithçka pas. Kënga duket si një art i larë në dhimbje, i mbushur me zemërthyerje.

Miley në tekst flet për një parajsë që ka ekzistuar dikur mes tyre por që tani nuk ekziston më.
"Para shumë kohësh ishte parajsë- por tani ka ardhur koha t'i lëmë gjërat të shkojnë." - këndon Miley me fjalët kaq zemërthyese që tregojnë se sado e bukur mund të ketë qenë një histori, vjen një ditë që ajo merr fund.

“Vazhdo përpara, ne nuk jemi më 17 vjeç/ Nuk jam më ajo që kam qenë/ Ti the se çdo gjë ka ndryshuar/ Ke të drejtë, unë jam e rritur tashmë”, kjo është një pjesë tjetër e tekstit që sikur janë fjalë mesazh për Liamin duke i thënë që gjërat kanë ndryshuar tashmë.