Morena Taraku është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të njohur dhe të përfolur në media. Ndonëse është treguar shumë diskrete, jeta e saj private dhe udhëtimet luksoze kanë marrë vëmendjen e të gjithëve dhe janë komentuar gjatë.

Morena është cilësuar gjithmonë si një femër mjaft simpatike që me pamjen e saj i ka bërë për vete të gjithë. Së fundmi, Morena ka publikuar një kolazh në Instastory ku në një pjesë shihet në një moshë shumë të vogël, ndërsa në pjesën tjetër është vendosur një foto e shkëputur nga koncertet e saj.

“Isha një vajzë e vogël por me ëndrra të mëdha”, ka shkruar Morena teksa në foto shihet me flokët e shkurtra me balluke shumë më ndryshe se tani.







