Nga Shqipëria / E Premte 16 Gusht 2019, 16:04

Ermal Meta uron vëllanë për ditëlindje, ngjashmëria mes tyre na la pa fjalë

Kohë më parë kur Ermal Meta triumfoi fitoi festivalin e Sanremos në Itali, u shpreh se rrënjët nuk fshihet dhe që ai është shqiptar nuk do e harrojë kurrë. Njëjtë si rrënjët që nuk harrohen, ashtu ai nuk ka harruar as ditëlindjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për të, vëllau i tij, Rinald Meta.

Me rastin e ditëlindjes së Rinaldit, artisti që prej kohësh jeton në Itali, ka ndarë një foto me ndjekësit e tij në instagram ku shfaqet i buzëqeshur me të vëllain.

Ai i ka shkruar fjalët e ëmbla të ditëlindjes "Gëzuar ditëlindjen personit që dua më shumë në këtë botë.Vëllai im i mrekullueshëm,më i miri."

Përveç dedikimit është e pamundur të mos vihet re ngjashmëria mes dy vëllezërve, që sikur kanë të njëjtët sy e të njëjtën buzëqeshje.Nga ana tjeter, Rinaldi merret me pikturë e Ermali me muzikë, edhe talenti për artin i bashkon akoma më shumë shpirtrat e tyre.