Nga Shqipëria / E Premte 16 Gusht 2019, 14:02

'Tropoja të do', Ermal Mamaqi fotografohet me aktorin e filmit 'Taken'

Producenti dhe aktori, Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë ditën e sotme me foton më të fundit që ka postuar në rrjete sociale. 

Ermali shfaqet krah aktorit me famë botërore Liam Neeson i njohur për filmin "Taken".

"Faleminderit Liam për mbështetjen. Tropoja të do", shkruan Ermali.

Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë mbi takimin mes dy aktorëve e disa prej tyre as nuk e kanë kuptuar që bëhet fjalë për foto montazh.

"Prandaj u vonuam sot ne", i komenton Enca me humor e cila do jetë gjithashtu pjesë e filmit.