Më 4 gusht dukesha Sussex-it, Meghan Markle festoi ditelindjen. Ajo preferoi që ta mbante larg vëmendjes së mediave këtë ditë të rëndësishme për të dhe të festonte e qetë me familjen e saj.

Mirëpo mediat e huaja, tejet të vendosura për të zbuluar se në ç’mënyrë e festoi dukesha ditën e lindjes, kanë arritur të zbulojnë mjaftueshem detaje rreth saj. Dukesha Meghan ka zgjedhur një ndër vendet më të pëlqyera dhe më trend të momentit për të festuar, Ibizën. Udhëtimi nuk është bërë pikërisht ditën e ditëlindjes por dy ditë pas saj, me datë 6. Dukesha dhe familja e saj janë kthyer në Angli në pak ditë pas udhëtimit.

Për të pushuar dhe festuar ashtu si duhet, familja mbretërore ka udhëtuar me avion privat drejt një vile larg njerëzve dhe kanë qenë të shoqëruar nga sigurimi.









