Alketa i ka shijuar në maksimum sivjet pushimet duke vizituar tre shtete, Itali, Greqi e Turqi. Në qershor moderatorja nisi pushimet në Turqi ku publikoi fotot e para me rrobabanjo teksa shijonte bregdetin turk.

Në korrik Alketa u nis drejt Greqisë dhe i kaloi pushimet në Mykonos, për të shkuar më pas në Siçili, Itali.

Pas këtyre pushimeve jashtë vendit, në fillim të gushtit moderatorja u kthye në Shqipëri dhe i kaloi pushimet në Dhërmi.

Tani që pushimeve po i vjen fundi, Alketa është rikthyer edhe një herë në Greqi për të shijuar disa ditë në ishullin Paros. Nga atje moderatorja ka mahnitur me fotot. E veshur me këmishë e kapele, Alketa pozon e lumtur pranë ndërtesave të lyera me të bardhë e rozë.


Kujtojmë që në shtator Alketa rikthehet në ekran me "Dance with me" dhe më vonë do të prezantojë Festivalin e Dhjetorit.







