Nga Shqipëria / E Enjte 15 Gusht 2019, 18:06

Kush është femra ideale për shtëpi? Einxhel Shkira i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen

Moderatorja bukuroshe Einxhel Shkira ka vendosur sot t'i përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram të cilët janë shumë kurioz mbi çdo gjë që ka të bëjë me të. Një prej pyetjeve që iu drejtua Einxhelit ishte: "Sipas teje kush është femra ideale për shtëpi?"

"Se di pse ekziston kjo pyetje dhe çfarë kuptimi ka për ju? Më duket sikur flisni për shapkat kur e bëni këtë pyetje (shapka për shpi, shapka për jashtë, shapka për plazh, shapka për banjo). Gratë/Vajzat nuk janë shapka që t'i kategorizoni e unë në fakt as shapkat si ndaj dot se kur më pëlqejnë shumë një palë i përdor për kudo. Ne jemi qenia më e bukur, më e fortë dhe e brishtë njëkohësisht. S'mund të zgjidhni një për çdo ambient të ndryshëm. Ajo që të mbush jetën me lumturi, dashuri dhe përkushtim e të përshtatet në çdo ambient të jetës është idealja për ty. Ajo me të cilën mbyll sytë çdo mbrëmje dhe zgjohesh çdo mëngjes pa patur rëndësi ku je. Ajo është gjithmonë streha jote, shtëpia jote", përgjigjet Einxhel.