Nga Shqipëria / E Enjte 15 Gusht 2019, 17:05

Do të bëjë namin: Capital T zbulon detaje nga koncerti gjigant

Artisti Capital T për shumë vite pjesë e tregut muzikor, ka zbuluar me datë 31 korrik, datën kur ëndrra që ka pasur që në fillimet e karrierës së tij do të realizohet. Me datë 17 shtator ai do të mbajë një koncert recital për fansat e tij.

Duke qenë se është një koncert për të cilin po punohet shumë që të realizohet, Capital T ndan herë-herë detaje që lidhen me organizimin e tij.

Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram, mënyrën si është projektuar pamja e koncertit të tij. “Projekti i jetës tem nuk osht vetëm i jemi.
Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit krejt karrierën me realizu një koncert si Time Capsule.
Kena mendu për gjithçka… thjesht uluni dhe shijoni shfaqjen…”- ka shkruar Capital T duke bërë të ditur që për një super projekt si Time Capsule kanë bashkëpunuar edhe njerëz të tjerë, që po e bëjnë realitet këtë ëndërr.