Nga Shqipëria / E Enjte 15 Gusht 2019, 17:05

Kinema personale në ambientet e shtëpisë luksoze, Armina tregon pamjet

Armina Mevlani prej vitesh tashmë është një nga vajzat për jetën e të cilës publiku ka gjithnjë kuriozitet. Shpesh momente nga jeta e saj, Armina i tregon me postimet në rrjete sociale ku edhe frymëzon fanset femra me veshjet e saj plot stil dhe unike.

Së fundmi Armina ka postuar disa video ku shfaqet duke parë një film në shtëpi.

Ekrani duket aq i madh sa një kinema personale prandaj edhe Armina duket se po e shijon shumë filmin e saj të preferuar që është "Dracula".

"Jam e fiksuar me këtë film përgjithmonë", shkruan Armina.