Aktorja Semra Dinçer është shumë e njohur për pjesën e publikut shqiptar që është dashamirës e serialeve turke. Ajo ka luajtur në serialet e njohura si “Kuzey Guney” që për një periudhë e mbërtheu popullin pas televizorit, si nëna e dy vellëzërve protagonistë dhe në serialin “Nusja nga Stambolli” në rolin si nëna e Ademit.

Ditën e sotme ajo është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi, ku shfaqet ajo së bashku me një mikun e saj.

Arsyeja e kësaj vizite të aktores së njohur turke në vendin tonë, mbetet e pazbuluar por do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.




