Këngëtarja e njohur Tayna së fundmi po bën namin me projektet e vazhdueshme muzikore, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Ditën e djeshme ajo bëri të ditur që ky vit për të ka qenë ëndrra më e bukur.

Projektet e saj me të reja janë “Passite”, në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son dhe “Bye Bye”, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.

Sot, reperja e njohur, ka bërë një deklaratë të fuqishme në instastoryn e saj, që lidhet me suksesin që kanë këngët e publikuara nga ajo.
“Unë triumfoj çdo verë. Vitin e kaluar ‘Columbiana’, këtë verë ‘Bye Bye’. Çfarë vjen më pas? “, ka shkruar Tayna. Së bashku me këtë deklaratë triumfuese, ajo ka përcjellur një mesazh për të gjithë njerëzit që mund të kenë menduar se nuk do t’ia dalë dot:“Ata thanë se koha ime përfundoi, ju thashë vazhdoni të luteni për këtë”.






