Nga Shqipëria / E Enjte 15 Gusht 2019, 15:03

'E kisha ëndërr në sirtar', Enca flet për rolin në filmin e ri të Ermalit

Ditën e djeshme nisën xhirimet për filmin më të ri nga Ermal Mamaqi të titulluar “I love Tropoja”. Burime të “Xing.al” zbuluan se këngëtarja Enca Haxhia është një ndër protagonistet në këtë film dhe ka qenë pjesë e xhirimeve të para. 

Tanimë është vetë këngëtarja, e cila me anë të një postimi në instagram, iu ka folur fansave për talentin e saj të dytë. Mesa duket aktrimi është një tjetër talent i Encës, talent të cilin e ka mbajtur si ëndërr në sirtar deri në këtë moment.

“SURPRIZE! Erdhi koha t’iu tregoj talentin tim tjetër (gjithmonë ka qenë ëndrra ime në sirtar deri në momentin dhe rastin e duhur) në një super projekt nga Ermal Mamaqi. Enca Aktore o lal, nuk do t’iu zhgenjej. I love Tropoja.”- ka shkruar Enca në postimin e saj .