Vite më parë reperi i njohur Evis Nako, i njohur nga të gjithë me emrin Akrepi bëri namin me këngët e tij. Këngët e tij si "Xhoana", "Milimetri" i fundit u kthyen në hite dhe dëgjohen edhe sot nga publiku.

Akrepi në Instagram ka publikuar shpesh herë foto me partneren dhe ka treguar se është bërë baba i një vajze. Mirëpo, së fundmi nëpërmjet disa postimeve ka zbuluar se është martuar me partneren e tij.

Në fotot e publikuara në Facebook, shihet Akrepi i veshur dhëndër, ndërkohë që bashkëshortja ka veshur një fustan të thjesht të bardhë. "Dita e dasmës. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar reperi në foton ku ata shfaqen të rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tyre.







