Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, ndonëse në një moshë të re, është shumë e komentuar në mediat rozë jo vetëm për fotot e saja por edhe si këngëtare.

Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen e saj të 19-të. Nga videot në Instastoryn e saj, Keisi ka treguar fillimisht parapërgatitjet për këtë ditë të veçantë, siç janë bërja e thonjve dhe make upi.

Fiks në mesnatë, Keisi ka ndarë një video me mikeshat e saja me të cilat ka pritur mesnatën e ditëlindjes. Ajo shfaqet e veshur me një fustan rozë dhe me flokë të kapura.

Mirëpo, ajo çfarë bie më së shumti në sy, nuk është fustani i Kejsit, modeli flokëve ose torta. Sabiani nuk kishte si të mos e uronte të bijën dhe pikërisht urimi i tij është qershia mbi tortë në këtë ditëlindje.

Këngetari i njohur i ka bërë një urim tejet të bukur të bijës duke treguar dhe njëherë tjetër sa e shtrenjtë është ajo për të.
“Motla ime e vogel mbush plot 19 vjec ahahahah sa shpejt spo u besoj syve. Uharrokan mundimet dhe sakrificat kur te sheh ty te lumtur e kaq te bukul. Hap syt motla ime vogel tani je me e madhe, mos ju largo shum babos ahahahahah. Ke karriren njeher pastaj mendo per tjerat. Megjithse karriren e ke te sigurt, te ka pikturuar i madhi zot. Vullnetin e ke te trasheguar nga babo keshtu qe gezofsh edhe 100 vite te tjera si kjo dit. Mos harro se je mendimi im i pare kur zgjohem, je frika dhe ankthi im i dites se ku shkon çfarë bën. Çdo levizje e jotja dua te jetë nen kontrroll dhe keshtu do jetë ne perjetesi. Te dua babo pa kushte. Je goca ime e vogel dhe keshtu do jesh kur te dalin edhe thinjat. Të dua princesha ime.”- ka shkruar Sabiani.






