Aktori i njohur i humorit Erion Isai vetëm pak javë më parë lajmëroi largimin nga "BE Coffee" pasi mori postin e kryebashkiakut të Kolonjës. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, Erioni i vendos në vendlindje ku dhe nisi menjëherë punën.

Dita e sotme është shumë e veçantë për ish aktorin pasi e bija, Ajër, feston 3 vjetorin e lindjes. Ai ka publikuar një video të vogëlushes ku ajo dëgjohet duke thënë:"Se unë të kam jetë”, dhe pranë saj ka bërë urimin më të ëmbël për të.

“Ajër ndryshoi gjithçka, forcoi shumë çka. I dha kuptim anës më të thellë shpirtërore. Është kodi midis meje dhe Zotit… ndjesia e bekimit! Është përbetimi i dashurisë. Është bërthama e kristaltë e familjes. Gëzuar datëlindjen Ajër!, ka shkruar ai.
View this post on Instagram






