Nga Shqipëria / E Enjte 15 Gusht 2019, 10:10

Udhëtimi i Iva Tiços me jaht, Olti ja thotë troç: Je lidhur me ndonjë milioner

Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço, ka nisur së fundmi pushimet ku dhe në profilin e saj në Instagram ka publikuar vazhdimisht disa foto nga vendi ku po pushon. Në fotot e fundit ajo shfaqet në një jaht teksa  ka pozuar e veshur me rrobabanjo.

Mirëpo, të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i blogerit të njohur Olti Curri i cili i ka shkruar: “Mbete jahteve do kujtojë dynjaja se je lidhur me ndonjë milioner larg qoftë”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e Ivës e cila menjëherë i ka kthyer përgjigje Oltit: “Apapapapaaa ishalla ka dhe shpirtin e bukur dhe të ketë lexuar shumë libra s’e ti ma di standartin mua, nuk më hynë varkat në sy”

“Të ketë lexuar instruksionin e Rolexit aq del e tepron”., ja ka kthyer blogeri me shaka.