Këngëtari Blero Muharremi në shtator do të kurorëzojë në martesë dashurinë me modelen bukuroshe bjonde, Afrona Dika. Dasma do të mbahet në 21 shtator dhe çifti prej kohësh i kanë nisur përgatitjet.

Madje kanë qenë vetë ata që kanë zbuluar herë pas here detaje për të cilat publiku është kurioz.

Sot çifti ka shpërndarë ftesat e dasmës dhe të ftuarit kanë nisur t'i postojnë në rrjete sociale. Ftesat e dasmës duken shumë të veçanta, me dantellë e në mes mban emrat e çiftit dhe datën e martesës.







