Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Sonila Meço ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku ka treguar se po i kalonte pushimet në vilën e saj në Dardhë të Korçës. Në fotot e publikuara shihej shtëpia e madhe e ndërtuar prej guri e cila ndodhej mes gjelbërimit.

Të shumta ishin mediat që shkruan për shtëpinë e moderatores duke e cilësuar atë si luksoze. Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi dhe vet Sonila e cila ka thënë se i vetmi luks që ekziston në Dardhë është bahçja e mbjellë me perime të ndryshme.

“Për ca tituj portalesh e komente nëpër to: Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…Atë copëz tokë që na ka rënë për hise mjafton ta duam, trajtojmë, të përpiqemi të na e shpërblejë kujdesin. Si thosh plaku i urtë: “Gërmoje tokën biri im se aty do gjesh pasurinë e vërtetë!” Për atë tokë, ajër e ujë rrofshin ata që dinë t’i çmojnë, ruajnë, duan e punojnë!

Gjyshërve u puthim duart për ç’na mësuan e mësojnë, për trashëgiminë e vyer dhe dashurinë për tokën me të cilën na ushqejnë! Nuk ka asnjë lajm tjetër në fotot prej bahçeve të Dardhës…aty ku fati e desh të rriteshin të parët e bashkëshortit tim e ku stërmbesa e tyre po për të njëjtin fat kalon pushime verore e dimërore.”

“Se ndonjëherë portalet, edhe pse prej dashamirësisë, me titujt e tyre nxisin komente nga më të rëndat. Ne i jemi kthyer fshatit e tokës kur shumë të tjerë nuk i ndaheshin dot qytetit. Ky është i vetmi luks, kush kalon nga Dardha e di se si i stolisin bahçet me lule të harlisura banorët e përhershëm e të përkohshëm. Rrofshin për traditën! Ju presim për ditën e Shën Mërisë në 16 gusht, Dardha është pasuri për këdo që shkel në të.”, përfundon ajo.
View this post on Instagram






