Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Gusht 2019, 21:09

Neve na duket si përrallë, por shihni ç'heq Meghan në familjen mbretërore

Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle jetojnë në Frogmore Cottage në Windsor ku po rrisin dhe femijën e tyre të parë , Archien. Frogmore Cottage është nje dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghan.

Por mesa duket dhe per të famshmit jetesa nuk është aq e lehtë sa çna duket neve kur e shohim nga rrjetet sociale. Disa burime për “RadarOnline” kanë zbuluar se dukesha ka filluar të shfaqë pakënaqësi në lidhje me jetën që bën.

“Në fillim ndjenja e të qenurit pjesë e familjes më të famshme në botë është e mrekullueshme. Në çdo cep sheh një ndërtesë jo vetëm të njohur, por edhe historike. Por sapo të vjen përballë realiteti nuk është dhe aq e bukur si jetë. Në këtë fazë ndodhen tashmë Harry dhe Meghan.”, janë shprehur këto burime.

Frogmore Cottage e bën dukeshën të ndihet e izoluar dhe e kufizuar dhe kjo gjë asaj nuk i pëlqen aspak.

"Muaji i tyre i mjaltit ka mbaruar 100%. Për të gjithë ne jeta e tyre mund të duket perfekte, por në realitet është si të jetosh në pranga të arta”, kanë shtuar burimet e “RadarOnline”.