Së fundmi në media është përfolur për ndarjen ndërmjet Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Sipas mediave të huaja çifti i dha fund martesës me marrëveshje dhe pa hatërmbetje midis tyre.

Mirëpo një burim i afërt me çiftin, ka rrëfyer për revistën “People” se ndarja mes tyre nuk është për përgjithmonë, që në fakt as nuk mund të quhet ndarje për aq kohë sa ato të dy nuk duan të firmosin një divorc. Më i përshtatshëm do të ishte termi “hapësirë personale” sepse mesa duket Miley dhe Liam thjesht duan të qëndrojnë për pak kohë vetëm.

“Ata po bëjnë pushim nga njëri tjetri, sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje. Ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht. Ata janë të shkëlqyer së bashku kur janë të lumtur, ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë,” është shprehur burimi i afërt me çiftin.

Kujtojmë se çifti nuk ka fshirë as postimet që kanë me njëri-tjetrin në profilet e instagramit, kjo edhe pasi u perfol se Miley ditë pas ndarjes u pa duke u puthur me bloggeren Kaitlyn Karter.

Liam është shprehur se uron që Miley të jetë e lumtur dhe se nuk ka ndërmend të japë asnjë deklaratë tjetër për mediat në lidhje me raportin midis tyre.








