Prej kohësh përflitet se dy protagonistët kryesorë të serialin "Erkenci kus", aktori shqiptar Can Yaman dhe aktorja turke Demet Ozdemir janë në një lidhje.

Dyshja i mohoi thashethemet dhe u shprehën se janë vetëm miq, por ndryshe kanë treguar fotot e fundit.

Mediat turke shkruajnë se Can dhe Demet janë me pushime së bashku. Demet postoi një foto me pamje nga deti duke buzëqeshur dhe pak më vonë edhe Can postoi një video nga pushimet duke notuar.
View this post on Instagram
Fansat vunë re se dyshja ndodhen në të njëjtin vend, në Marmaris.










