Këngëtarja Ronela Hajati vetëm së fundmi ka publikuar tre projekte të njëpasnjëshme muzikore siç janë “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” . Gjithsesi ashtu siç ka zbuluar dhe Ronela, ky vit nuk mbyllet me kaq, përkundrazi gjëra akoma më të mëdha janë në horizont dhe priten të vijnë.

Ditën e sotme ajo ka zbuluar një ndër dëshirat e saj më të mëdha, realizimi i një koncerti recital. Por ajo që këngëtarja kërkon të sjellë në skenë, është një shfaqje që nuk është realizuar nga asnjë tjetër më parë.

Këtë dëshirë të sajën artistja e ka zbuluar në Instastoryn e saj ku shkruan : “Mendoj se ka ardhur koha të bëj një koncert recital… Kam aq shumë këngë që dua t’i risjell! Dua të bëj një shfaqje siç askush tjetër nuk e ka bërë, çdo gjë ‘live’, shumë kërcimtarë, një skenë e madhe, drita! Kam kaq shumë ide që nëse i realizoj siç dua, do të jetë një projekt 1-vjeçar mendoj. Nëse duam të bëjmë diferencë”.



Pra siç duket Ronela është vërtetë e frymëzuar dhe e mbushur me ide, ajo kërkon të bëjë diferencën ndër të tjerë. Priten lajme të tjera nga këngëtarja në lidhje me avancimin e këtij projekti.





