Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Gusht 2019, 10:10

E mbani mend konkurrenten bukuroshe të Hell's Kitchen? Ani rikthehet në ekran

Me siguri të gjithë e mbani mend kuzhinieren bukuroshe që konkurroi vitin e kaluar në "Hell's kitchen". Ani u bë shumë e njohur nga ky reality show dhe fitoi edhe zemrën e Renato Mekollit i cili e shprehur hapur pëlqimin që kishte ndaj saj.

Pak ditë më parë Renato zbuloi se gjatë programit do shoqërohet nga dy asistente vajza, njëra bjonde tjetra brune. 

Së fundmi kanë nisur thashethemet se njëra nga vajzat do të jetë Ani Alku, konkurrentja bukuroshe e vitit e të kaluar. 

I ftuar në "Klubin e Mëngjesit" në Club Fm, Renato u shpreh se krah tij do të jenë dy vajza të talentuara të cilat publiku i njeh dhe ai i ka besuar edhe në restorantin e tij. Ato do të kenë rolin e zëvendëses së shefit. 

Ani pas mbarimit të "Hell's kitchen" u bë pjesë e restorantit të Renatos pas ftesës që ai i bëri gjatë programit.

Burimi: news31.al