I ftuar sot në emisionin "Edicioni Veror" me prezantuesit Genta Hodon dhe Krist Bibollin, ishte moderatori i njohur nga Kosova, Alaudin Hamiti cili ka kujtuar kohën kur i bënte pushimet në Dhërmi.

Alaudini ka treguar se në Dhërmi dikur bënte gjëra të hijshme e të pahijshme ndërsa sot atje i kalon pushimet me bashkëshorten dhe fëmijët.

“Atëherë ka qenë shumë e mirë përvoja. Kemi bërë gjëra të hijshme dhe të pahijshme dhe tani duhet të jem një baba pak i devotshëm. Duhet të përkushtohem por fëmijët i kemi shumë të pavarur”, u shpreh Alaudini.







