Prej disa ditësh moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ndodhet me pushime në jug me familjen e saj.

Nga atje Xhemi ka postuar sot një foto ku shfaqet me djalin në breg. Moderatorja duket në super formë e veshur me rrobabanjo të bardha dhe kasketë për të mbrojtur fytyrën nga rrezet e forta të diellit.

"Se ça na ka humb", shkruan Xhemi.

Në një tjetër postim në Instagram, Xhemi është shfaqur pa pikë makeupi dhe bukuria natyrale është e dukshme.

Në shtator Xhemi rikthehet në ekran sërish si moderatore e "Portokallisë".






