Nga Shqipëria / E Hënë 12 Gusht 2019, 13:01

Të gjithë sot sytë nga qielli, ja në ç'orë mund ta shihni shiun e meteorëve

Sot mes natës së 12 dhe 13 gushtit është dita e përcaktuar kur ndodh magjia në qiell, një shi meteorësh që do të dhurojë spektakël .Kulmi do të shënohet rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa do të mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. 

Për të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Këtë vit hëna nuk do të ndihmojë aspak pasi do të ndriçojë në netët kur do të mund të shihet fenomeni. Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar.

Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

Burimi: Top Channel