Shumë themelues të brendeve të njohura u pëlqen të jenë të famshëm e të shfaqen në kopertinat e revistave, por të tjerë preferojnë të jenë diskret e fytyrën e tyre me siguri do e shihni për herë të parë në këtë artikull.

Phil Knight - Themeluesi i Nike
Kur ishte i ri Phil Knight dhe trajneri i tij Bill Bowerman pëlqenin shumë të vraponin, por cilësia e këpucëve që shitej në Amerikë në vitet 60 ishte shumë e keqe. Kështu Phil dhe Bill vendosën të krijonin kompaninë e tyre.

Interesant është fakti që për pjesën e poshtme të këpucëve, Bill u frymëzua nga tosta që përdorte gruaja e tij për të gatuar petullat amerikane. Në vitin 1978 Phil dhe Bill i vendosën kompanisë emrin Nike.

Howard Schultz - Themeluesi i Starbucks
Starbucks u hap në vitin 1971 si një dyqan që shiste kokrra kafeje, por në vitin 1978 kur kompania u ble nga Howard Schultz, Starbucks u kthye në një kafene të vërtetë.

Howard u frymëzua nga baret italiane dhe sot Starbucks janë kafenetë më të frekuentuara në Amerikë.

Amancio Ortega - Themeluesi i Zara
Amancio e nisi biznesin e tij në vitet '70. Asokohe ai me bashkëshorten qepnin fustane nate dhe robdeshambër në shtëpi dhe i shisnin. Një ditë partneri i tyre gjerman ia refuzoi një porosi të madhe dhe çifti u detyrua ta shiste vetë mallin.

Ata hapën dyqanin e tyre të parë në vitin 1975 në Spanjë. Biznesi u eci aq mirë sa vendosën të hapnin edhe dyqane të tjerë. Sot Amancio është personi më i pasur në botë, shkruan Xing.al.

Per Enevoldsen and Winnie Enevoldsen - Themeluesit e Pandora
Në vitin 1982, familja Enevoldsen hapi një dyqan të vogël bizhuterish në Kopenhagë. Ata importuan bizhuteri nga Tajlanda dhe i shitën. Në vitin 1987, kompania e tyre u bë e famshme dhe çifti vendosën të shisnin bizhuteri të dizajnuara vetë.

Sot Enevoldsen janë familja më e pasur në Danimarkë, bën të ditur Xing.al.

Michele Ferrero - Themeluesi i Ferrero dhe Nutella
Në vitin 1957, Michele trashëgoi një biznes familjar që kishte të bënte me krijimin e çokollatave me arra. Ai mendoi të krijonte produkte të reja dhe pyeti nënat se çfarë pëlqejnë fëmijët e tyre.

Michele kuptoi se fëmijët i pëlqejnë çokollatat dhe qumështin e kështu vendosi të kombinonte këto dy produkte duke krijuar Ferrero Rocher, Raffaello dhe Nutella. Michele ia ka lënë biznesin trashëgimi fëmijëve të tij.

Isaac Tigrett and Peter Morton - Themeluesit e Hard Rock Cafe
Isaac dhe Peter i hapën kafenetë "Hard Rock Cafe", falë grupit të famshëm The Doors. Muzikantët po regjistronin një album dhe bënë disa foto para një kafeneje ku lexohej "Hard Rock Cafe".


Një vit më vonë, dy britanikët Isaac dhe Peter i kërkuan grupit lejen për të hapur një kafene me emrin "Hard Rock Cafe" dhe biznesi i tyre pati shumë sukses.

René Lacoste - Themeluesi i Lacoste
Sot është një markë e famshme në të gjithë botën, por Lacoste nuk është krijuar nga një stilist, por nga një lojtar tenisi. Në vitin 1920 lojtarët luanin tenis me bluzë me mëngë të gjata. Në 1926 tenisti Rene Lacoste qepi vetë një bluzë me mëngë të shkurta. Renen e thërrisnin "aligatori" sepse ai gjithnjë i shkatërronte konkurrentët. Kështu lindi edhe ideja e aligatorit në bluza që u bë logo e kompanisë. Në 1933 Rene krijoi kompaninë e tij.

Ole Kirk Christiansen - Themeluesi i Lego
Në vitin 1930 Ole Kirk hapi një kompani ku prodhonte tavolina për hekurosje dhe shkallë. Më pas filloi të prodhonte lodra prej druri. Në vitin 1947 lodrat filluan të prodhoheshin me plastikë dhe Oles i lindi ideja për të krijuar pjesë lodrash që fëmijët mund t'i bashkonin. Kështu lindi Lego që njohim sot. Kompaninë sot e drejtojnë 4 fëmijët e tij, transmeton Xing.al.

Larry Page and Sergey Brin - Themeluesit e Google
Kompania është krijuar nga dy studentë nga Universiteti Stanford. Në vitin 1988 ata themeluan një kompani dhe regjistruan domain google.com. Emri Google vjen nga fjala angleze Googol që do të thotë një numër me 100 zero. Tani Google të gjithë e përdorin çdo ditë.

Kevin Systrom - Themeluesi i Instagram
Instagram u krijua nga një student i Universitetit të Stanfordit, Kevin Systrom. Kevin e donte shumë fotografinë dhe një mësues i tregoi një aparat fotografik që bënte foto katrore në stilin retro. Falë këtij aparati Kevin u frymëzua për të krijuar filtra. 2 vite pas hapjes së aplikacionit, Facebook e bleu atë për 1 miliard dollarë.
Burimi: Bright Side - Përktheu: Xing.al
