Duket se paqja mes reperëve ka marrë fund pasi së fundmi prej tyre po dëgjojmë vetëm sherre. Pas Unikkatilit dhe Dudës, vëmendjen po e marrin edhe Fero me S4MM.

Pak ditë më parë Fero performoi në Tetovë, në vendlindjen e Saimirit dhe atje i çoi një mesazh reperit duke e quajtur "këlysh". Madje në sherrin mes tyre ndërhyri edhe Arbenita e cila e quajti Saimirin "Kopil".

Në koncertin e mbajtur dje në Tetovë, Saimiri tha fjalë të rënda në drejtim të Feros dhe Arbenitës siç e shihni në videon e mëposhtme.
View this post on Instagram
Menjëherë ka reaguar edhe Fero i cili përmes një postimi në Instagram ka ofenduar rëndë rivalin duke i kujtuar që me 1 Gusht performoi pa asnjë problem në Tetovë.










