Enca nuk mungoi as këtë verë me një hit duke sjellë pak javë më parë këngën "Jealous", një këngë që u pëlqye shumë nga publiku, por edhe u komentua shumë për shkak të videoklipit.

Enca shfaqej në klip me pesë vajza super yje të cilat tërhoqën shumë vëmendjen.

Motra e Encës, Uindi ka zbuluar më shumë nga ky videoklip duke publikuar prapaskenat.

Në videon e publikuar nga Uindi shohim se Enca i ka hequr disa nga skenat të cilat janë akoma më pikante se ato që kishit parë në klip.

Madje në njërën prej skenave Enca bën twerk dhe mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.






