Nga Shqipëria / E Diel 11 Gusht 2019, 16:04

'Boll bëtë gam gam', Stresi përfshihet në sherrin mes Unikkatilit dhe Dudës

Sherri mes Unikkatilit dhe Dudës ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi dhe gjithçka nisi me koncertin e Unikkatilit në Gjilan, vendlindjen e Dudës. Para koncertit Duda deklaroi se nuk do e lejonte Unikkatilin të performojë në vendlindjen e tij dhe se pa lejen e tij nuk e shkelte dot atë vend.

Unikkatili e mbajti koncertin dhe i dha një mesazh Dudës. "Lejen per me knu n'Gjilan le ta shtyn n'both", ka thënë Unikkatili.

Duda reagoi dje me një postim në Instagram ku shkruante: "Ska pas GilanGi aty krejt sigurim jon".

Ditën e sotme një tjetër reper shumë i suksesshëm, Stresi ka bërë një status me të cilin ka lënë të dyshohet se po i drejtohet Unikkatilit dhe Dudës.

"Ni mesazh per ju rrepera boneni ni veper tpakten boll qoni selama kshtu ashtu jo po ti jo po une. **** ta hani pa ra n'tok ju qe boni gam gam", shkruan Stresi.