Nga Shqipëria / E Diel 11 Gusht 2019, 12:12

Gjesti madhështor: Azet ndihmon nevojtarët me rastin e Kurban Bajramit

Reperi shqiptar Azet, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vendosur të bëjë një gjest madhështor duke ndihmuar nevojtarët në vendin e tij. Reperi me famë të madhe në Gjermani është rikthyer në trojet shqiptare dhe po ndihmon familjet në nevojë.

Azet publikoi në Instastory disa video ku tregonte ushqimet që kishte blerë për familjet ndërsa në një tjetër shkruante: "Podujevë erdhëm ne".

Me këtë gjest human Azet e mori edhe më shumë dashurinë e fansave të cilët sigurisht e kanë vlerësuar.

Azet po qëndron në trojet shqiptare këto ditë pasi do të mbajë disa koncerte.