Pak ditë më parë Genc Prelvukaj publikoi këngën e tij më të re me titull "Dilema", shoqëruar me një videoklip që u komentua shumë. Në qendër të vëmendjes ishte një vajzë me rrobabanjo, me forma trupore perfekte.

Të gjithë u bënë kurioz kush ishte vajza në klipin e Gencit e cila i çmendi me paraqitjen e saj.

"Xing.al" ka zbuluar se ajo quhet Ana Elezi. Ana është pjesë e agjencisë "Tirana Fashion Models", e themeluar nga Klevis Çota.


Ana ka qenë protagoniste edhe në klipin e Gjikos "Coco Jumbo", ku u shfaq si sirenë.

Bukuroshja njihet për format e saj trupore dhe disa nga fotot e saj jua sjellim më poshtë.







