Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 21:09

Pas 10 vitesh, Jonida Vokshi largohet nga Digitalb dhe tregon arsyen

Për plot dhjetë vite, “Digitalb” u kthye në një shtëpi për moderatoren dhe aktoren e njohur Jonida Vokshi. Mirëpo, pas kaq shumë kohësh, ajo ka vendosur të terhiqet nga kjo platformë.

Jonida ka bërë të ditur se ka projekte të tjera afatgjata si në planin personal ashtu dhe në atë profesional që e presin në horizont. Pikërisht për këtë arsye ajo ka vendosur t’i thotë “Lamtumirë” Digitalb-it.

Ajo ka shpërndarë sot në profilin e saj të instagramit një spot të realizuar për “Digitalb” së bashku me një dedikim informues dhe prekës për largimin e saj.

“Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua.Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju.
Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit.
Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua.
Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot.Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. 
Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite. Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!”, ka shkruar Jonida në postimin e saj. 

Përsa i përket planit personal, moderatorja do të martohet në shtator të këtij viti me aktorin kosovar Besnik Krapi.

Kujtojmë se dhe Ilda Beljeri, në fund të korrikut u largua nga platforma “Digitalb” pas plot 11 vitesh.