Një lajm i bukur vjen nga aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja. Bashkëshortja e tij, Ira është shtatzënë për herë të parë. Pas lajmeve që qarkulluan sot, "Xing.al" kontaktoi me miq të afërt të çiftit të cilët e konfirmuan lajmin.

Nuk dihet ende sa muajshe shtatzënë është bjondja bukuroshe, por çifti janë shumë të lumtur që do bëhen prindër për herë të parë.

Ira dhe Gazi u martuan në qershor me një dasmë madhështore.

Pas dasmës ata nisën muajin e mjaltit jashtë vendit, ndërsa tani pushimet po i kalojnë në bregdetin shqiptar.







