Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 18:06

Ylli Baka tregon hapur shifrën sa paguhet në koncerte

Ylli Baka mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare dhe ndër më të kërkuarit për koncerte e mbrëmje muzikore.

I ftuar në emisionin "Treshat", Ylli ka zbuluar për herë të parë shifrën sa paguhet në koncerte, ndryshe nga këngëtarët e tjerë të cilët nuk e bëjnë publike.

"Nuk i kam shifrat e rënda. 1000 euro, 2000, i ndajmë me shokët, nuk janë shifra të mëdha", u shpreh Ylli.