Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 17:05

Duket si në të njëzetat, e pabesueshme sa vjeç mbush sot Hygerta Sako

Hygerta Sako është pjesë e televizionit për shumë vite. Ish-Miss Shqipëria ’95 dhe moderatorja e sportit është shumë e ndjekur dhe e komentuar në media. 

Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 42-të por vetëm 42 që nuk duket. Moderatorja ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj në instagram nga kjo ditë speciale për të. Ajo ka zgjedhur një fustan të zi dhe të thjeshtë për këtë rast, si dhe bie në sy një lule e madhe rozë që ka vendosur në flokët e saj të kapur.

Në njërën ndër fotot, ku Hygerta shfaqet me një buzëqeshje në fytyrë, ajo ka treguar se nuk ndihet aq vjeç sa është por shumë vite më e re dhe kjo e bën të lumtur.

“Nuk jam e lumtur sepse bëra 42, jam e lumtur sepse ndihem 24 dhe e mbushur me dashuri", ka shkruar ajo ndërkohë që shijon ditëlindjen në Vlorë.